Policia kërkon ndihmën tuaj në gjetjen e këtij të pandehuri

70
policia-kerkon-ndihmen-tuaj-ne-gjetjen-e-ketij-te-pandehuri

Policia e Pejës me Urdhëresë të Gjykatës Themelore të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në kapjen e një të dyshuari.

I kërkuari është Valon Mema nga Peja, i moshës 44 vjeçare, dhe i gjatësisë një metër e 80 centimetra.

I pandehuri akuzohet për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Njoftimi i plotë:

       Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

•             VALON (Vehbi) MEMA  i lindur me 09.04.1977  në Pejë

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:

•             “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.