Peticion për falje të gjobave gjatë pandemisë

147
peticion-per-falje-te-gjobave-gjate-pandemise

Partia Socialdemokrate(PSD) ka nisur sot mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për të dorëzuar në Kuvend projektligjin që parasheh faljen e të gjitha gjobave ndaj qytetarëve dhe bizneseve, të cilët janë dënuar në bazë të Ligjit për Pandeminë.

Nol Nushi nga PSD, tha se janë mbi 200 mijë gjoba të shqiptuara në vlerën mbi 10 milionë euro, e që përmes këtij projektligji parashihet falja e tyre.

Ai tha se këto gjoba të shqiptuara ndaj qytetarëve janë të padrejta dhe si të tilla duhet të shlyhen.

“. Ky ligj parasheh faljen e këtyre gjobave prej datës 15 mars 2020 deri më datën 15 maj 2021, kjo për arsye që gjatë tërë kësaj periudhe vet institucionet që kanë shqiptuar gjoba i kanë shkelur ato me të dyja këmbët dhe kanë shërbyer në të gjitha format si shembuj të keq. Prandaj, kur qytetarët dënohen e politikanët dhe ata që bëjnë ligje nuk dënohen është padrejtësi, rrjedhimisht gjobat ndaj qytetarëve janë të padrejta”, tha ai.

Si ditë e parë, Nushi tha se janë të kënaqur me numrin e qytetarëve që kanë dhënë nënshkrimet e tyre, derisa tha se duhen 10 mijë nënshkrime që i njëjti të dorëzohet në Kuvend.

Ai u shpreh optimist se i projektligji do të gjejë mbështetje të partive politike, kur i njëjti të shkojë për votim.“Në këtë fazë i kisha ftu të gjithë anëtarësinë e partive politike edhe atyre që nuk kanë parti politike edhe qytetarëve të thjeshtë që të vijnë dhe të nënshkruhen. Kur të vijmë në fazën e bashkëpunimit unë besoj që nuk ka asnjë mundësi që ndonjë prej deputetëve apo partive ta refuzoj bashkëpunimin sepse ky ligj është edhe i drejtë edhe i qëlluar dhe në të mirë të qytetarëve”, tha ai.

The post Peticion për falje të gjobave gjatë pandemisë appeared first on Gazeta Press.