Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se në titull të interpelancës janë dy probleme thelbësore ku thuhet për uljen e shtesave për mjeket, policët e pensionistët.
Ai ka thënë se të thuhet që ka pasur zbritje në muajin prill do të duhej të kishte një vendim që ka pasur rritje për muajin prill.
“Vendimin që e kam nga qeveria paraprake është dhënia e shtesave vetëm për muajt janar shkurt mars dhe jo prill. Të thuhet që ka pasur zbritje është gabim logjik. A është me të vërtet kjo brengë reale e opozitës apo është populizëm. Për ta dëshmuar që është populizëm duhet të kthehemi në korrikun e vitit të kaluar. Pra korriku është muaji kur ju e keni pasur qeverisjen, pra na tregoni sa kanë qenë shtesat për pensionistë, mjekë e policë, kanë qenë zero”, ka thënë ai në seancën e rregullt plenare të Kuvendit.
Seanca është duke vazhduar./21Media
The post Murati për shtesat: A është brengë reale e opozitës? appeared first on Gazeta Press.