Ledjana zbuloi se janë zënë, Mevlani ia bënë 8 me 2

96
ledjana-zbuloi-se-jane-zene,-mevlani-ia-bene-8-me-2

Pikërisht kur të gjithë fansat e çiftit Ledjana-Mevlan ranë në “qetësi” pasi cifti doli bashkë me një puthje në buzë nga “Për’puthen”, ish-konkurrentja njoftoi të papriturën.

Episodi i djeshëm ishte me regjistrim dhe marrëdhënia e tyre nuk është aspak e mirë.

Ledjana ka lajmëruar përmes një InstaStory se ajo dhe Mevlani nuk janë bashkë pasi janë zënë.

Bukuroshja 23 vjeçare theksoi se ata nuk kanë aktruar kurrë në program dhe çdo gjë ka qenë reale.

Kujtojmë se pak ditë më parë nisën edhe aludimet se raporti mes ish-çiftit ishte krisur pas thumbave të tyre në Instagram dhe kur u vu re se nuk ndiqeshin më në rrjetin social.

Dhe një tjetër thumb e ka lëshuar Mevlani në Instagram, pasi ka postuar një foto në të cilën shkruan:

“Gjej dike qé té thote: Té lutem prit. dua qé ti rregullojm gjérat sdua té ndahesh nga mua.. ❤ Dhe jo dike qé thoté:Ok éshté zgjidhja jote, bej cte duash.. ?”.

Edhe juve ju duket sikur është një përgjigje për Ledjanën?

The post Ledjana zbuloi se janë zënë, Mevlani ia bënë 8 me 2 appeared first on Gazeta Press.