Kishte fshehur mbi 40 kg eksplozivë në makinë, arrestohet polici në Greqi

88
kishte-fshehur-mbi-40-kg-eksplozive-ne-makine,-arrestohet-polici-ne-greqi

Një polic është arrestuar në qytetin qendror Irakleio të Kretës në Greqi, pasi kishte fshehur në bagazhin e makinës 42.5 kilogramë eksplozivë.

Sipas njoftimit të autoriteteve, policia ndaloi makinën e të arrestuarit për kontroll rutine, nga ku rezultoi se shoferi mbante ne bagazh 42.5 kg eksplozivë dhe se ishte oficer policie.

Ai deklaroi se nuk ishte në dijeni të ekzistencës së eksplozivëve.

Ndërkohë pak orë më vonë një i afërm i tij u paraqit në polici për të marr përgjegjësinë e eksplozivëve, i cili gjithashtu është arrestuar.Reklamë

Policia po vazhdon hetimin paraprak të ndodhisë.