Kalimi i kohës në ekran mund të mos jetë edhe aq i dëmshëm për shëndetin mendor, si ishte menduar deri më tani

52
kalimi-i-kohes-ne-ekran-mund-te-mos-jete-edhe-aq-i-demshem-per-shendetin-mendor,-si-ishte-menduar-deri-me-tani

Secila gjeneratë, ka mjetin e saj kur bëhet fjalë për kalimin e kohës. Në vitet 50-ta dhe 60-ta, të rriturit më të moshuar ankoheshin për librat e tmerrshëm komikë, që po dëmtonin mendjen e fëmijëve.

Në vitet e 80-ta, librat komikë u zëvendësuan me video lojëra dhe në ditët e sotme, shkaktarët janë smartphonat, tabletat, dhe kalimi i kohës në ekran në përgjithësi.

Mirëpo, a ndikon në dobësimin e shëndetit mendor shpenzimi i kohës në ekran?

Një studim nga Universiteti i Bath ende nuk ka arritur një përfundim të plotë për sa i përket kësaj çështjeje.

Studiuesit thonë se është e pamundur të përcaktohet nëse shpenzimi i kohës në ekran është i dëmshëm për shëndetin mendor pasi thjesht nuk ka informacion të mjaftueshëm të besueshëm.

Pse është kaq e vështirë të përcaktohet një gjë e tillë? Pasi kanë analizuar mijëra kërkime të mëparshme përkatëse, autorët e studimit thonë se njerëzit rrallëherë paraqesin vlerësime të sakta të zakoneve të tyre ditore të kohës në ekran. Në 47 studime të ndryshme që përfshijnë afërsisht 50 mijë individë, vetëm për qind e studimeve përfshinin vlerësime të sakta të përdorimit.

“Këto mospërputhje nxjerrin në pah se ne thjesht nuk dimë aq sa duhet për efektet aktuale (si pozitive ashtu edhe negative) të përdorimit të medieve tona. Studiuesit, gazetarët, anëtarët e publikut dhe të tjerë duhet të vënë dyshim cilësinë e provave kur marrin në konsideratë hulumtimet mbi përdorimet dhe efektet. Ne nuk mund të marrim më thjesht pretendime për efekte të dëmshme për shkak të të dhënave të pakta”, tha studiuesi Doug Parry në Universitetin Stellenbosch. /Njeshi/

The post Kalimi i kohës në ekran mund të mos jetë edhe aq i dëmshëm për shëndetin mendor, si ishte menduar deri më tani appeared first on Njeshi.