Ivana Nikolić, Ksenija Knežević dhe Sanja Vučić e çuan Serbinë në finalen e Eurovizionit me këngën e tyre, i lumtur sa ekipi serb për këtë sukses, duket se ishte edhe një shqiptar dhe kjo u bë e ditur përmes disa pamjeve të cilat qarkulluan në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic.
Bëhet fjalë për kryetarin e delegacionit shqiptar në Eurovizion, Kleart Duraj i cili në një prononcim për GazetaBlic u shpreh:
Kam uruar producentin Darko Dimitrov dhe homologen time, kryetarën e delegacionit të Serbisë për kualifikimin në finale, ai u tha se ky ishte një urim mëse normal mes kolegësh dhe si ata që na uruan ashtu edhe ata ne.
“Me sa shoh nuk përbën lajm fakti që edhe serbët na uruan ne por vetem fakti që ne uruam serbet, për më tepër që i kishim në korridorin ku kalonim për të dalë apo për të hyrë në green room“, shtoi më tutje Duraj./Blic/
The post Flet shqiptari që iu hodh në përqafim ekipit serb në Eurovizion! appeared first on Gazeta Press.