Dukagjini shkon në playoff, një hap larg Superligës në Kosovë

60
dukagjini-shkon-ne-playoff,-nje-hap-larg-superliges-ne-kosove

Dukagjini dhe Flamurtari kanë mbyllur edicionin 2020/21 në pozitat e dyta të grupit A, rrespektivisht grupit B në Ligën e Parë dhe rrjedhimisht do të zhvillojnë një ndeshje përcaktuese, se cila nga këto dy skuadra do të luaj në ndeshjen e barazhit për Superligë.

Të dy këto skuadra u larguan nga Superliga edicionin e kaluar, mirëpo u mobilizuan shpejtë dhe kërkuan përgjatë gjithë këtij edicioni kalendarik rikthimin në elitë.

Kujtojmë se ndeshja u zhvillua në Klinë dhe Dukagjini ishin të parët që shënuan në këtë ndeshje.

Ishte Fatlum Gashi që shënoi një gol të bukur për Dukagjinin nga goditja e lirë në minutën e 22-të.

Edhe në pjesën e dytë, Dukagjini ishin më të mirë dhe arritën që të shenojnë gol në minutën e 71-të me anë të Labinot Osmanit.

Ishte një gol interesant i Osmanit, pasi iu shmang mirë mbrojtësve dhe shënoi për një epërsi solide të ekipit të tij.

Por, gjërat u vështirësuan paksa në minutat e fundit për Dukagjinin pasi që në minutën e 83-të për mysafirët shënoi Bashkim Shala me kokë.

Fituesi i kësaj ndeshje do të ndeshet me skuadrën e cila pozicionohet në pozitën e tetë të renditjes finale në Superligë.

The post Dukagjini shkon në playoff, një hap larg Superligës në Kosovë appeared first on RahovecNET.