Copa America nuk do të mbahet në Kolumbi

70
copa-america-nuk-do-te-mbahet-ne-kolumbi

Argjentina pritet që ta merr përgjegjësinë për ta organizuar këtë kampionat

Pas ngjarjeve dhe problemeve politike në Kolumbi, është marrë vendim që atyre t’ju humbet e drejta për ta organizuar kampionatin “Copa America” këtë verë.

Raporti i departamentit të shtetit të SHBA për sigurinë për të udhëtuar tek ky shtet amerikano-jugor nuk është i sigurt dhe e detyroi Conmebol që të ndryshojë vendim.

Burimet e afërta me trupën qeverisëse të Conmebol i kanë thënë Marcas që vendimi është marrë dhe kampionati do të organizohet nga Argjentina, kurse ky lajm pritet të zyrtarizohet këtë të enjte.

Qeveria e Kolumbisë vazhdonte të thoshte se gjithçka në vend po shkonte mirë dhe që çdo problem do të rregullohet me kohë për sigurinë e kampionatit, por me Covid-19 që është ende prezent dhe me mungesë të provave për gjendjen jo të qetë politike që nuk po qetësohet, duket se ata kanë humbur këtë betejë.

Detalet e stadiumeve dhe logjistike për kampionatin në Argjentinë ende nuk janë caktuar, pasi që edhe ky shtet ka probleme serioze me Covids-19 si vendet e tjera.

The post Copa America nuk do të mbahet në Kolumbi appeared first on RahovecNET.