Zyrtare: Oaktree ia jep 275 milionë euro kredi Interit

61
zyrtare:-oaktree-ia-jep-275-milione-euro-kredi-interit

Suning ka lajmëruar zyrtarisht se ka kompletuar operacionin e kredisë financiare për 275 milionë euro nga Oaktree Capital për Interin,  ku brenda tri viteve do të kthejë 242 milionë euro por Oaktree do të jetë edhe aksionar i vogël në klub

Lajmi është bërë i ditur që dje, me Bloomberg që raportoi dje që një marrëveshje është  rrugës për t’u përfunduar.

Megjithatë, derisa Bloomberg shkroi se Oaktree do të blejë 31 për qind të aksioneve të klubit për 33 milionë euro, kjo tani është vetëm pjesë e marrëveshjes.

Është një kredi e dhënë në vlerë 242 milionë euro me Suning që ka 68.55 për qind të aksioneve në klub si kolateral nëse ata nuk i paguajnë ratat e kredisë,

Inter ka lëshuar një deklaratë për këtë përmes ANSA këtë mbrëmje.

“Pasi që kemi shqyrtuar me kujdes të duhur procesin për një kohë të gjatë dhe vizionin për projektin, sot një operacion financiar për aksion dhe një kredi me Oaktree Capital Management L.P është finalizuar”.

“Me këtë financim, aksionarët do të vazhdojnë ta mbështesin FC Internazionale Milano, me synimin për të kapërcyer vështirësitë dhe humbjet gjatë periudhës së Covid”.

Sipas Calcio e Finanza, Suning, kompania që ka në pronësi Interin – Great Horizon – do të marrin 275 milionë euro.

Nga këto, 33 milionë do të shkojnë për kuotën e likuidimit të LionRock (31.05 për qind aksionar në klub), derisa të tjerat do të ndihmojnë për të zvogëluar borxhet e Interit në mënyrë që ata ta fillojnë sezonin e ri me fonde të reja.

Sipas kontratës, nëse Suning nuk i paguan ratat kredisë me kohë, atëherë Oaktree Capital do ta merr pronësinë e Interit.

Nuk është tërësisht ndryshe nga marrëveshja për kredi e Elliot management Corporation që mori Milanin nga pronari Yonghong Li, i cili dështoi për ta paguar kredinë dhe kështu humbi klubin. /

The post Zyrtare: Oaktree ia jep 275 milionë euro kredi Interit appeared first on RahovecNET.