Vetaksidentohet vetura e tipit ‘Ferrari’ në Prishtinë, ka të lënduar

110
vetaksidentohet-vetura-e-tipit-‘ferrari’-ne-prishtine,-ka-te-lenduar

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi gjatë ditës së sotme në rrugën Fushë-Kosovë Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person i cili edhe është dërguar për tretman mjekësor.

Vetura e aksidentuar në këtë rast është e tipit ‘’’Ferrari’’ teksa thuhet se vlera e tij kap shifrën e afro 250 mijë eurove.

“Sot rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë -Prishtinë, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë.