U largua nga “Për’puthen”, Sindi flet për herë të parë

236
u-largua-nga-“per’puthen”,-sindi-flet-per-here-te-pare

Sindi Loci është një nga vajzat më të komentuara të “Për’puthen”, që me hyrjen e saj si një vajzë e virgjër e në vazhdimësi me debatet e ashpra në studio dhe përplasjet me shumë konkurrentë brenda në program.

Pak ditë më parë, 22 vjeçarja lajmëroi përmes një postimi në Instastory se do largohej përfundimisht nga emisioni i dashurisë, por nuk i sqaroi motivet.

E ftuar sot në “Shqipëria LIVE”, ajo foli për herë të parë mbi arsyet që vendosi t’i jepte fund rrugëtimit në “Për’puthen”.

Sindi u shpreh se një nga shkaqet kryesore ishte sezoni i provimeve dhe udhëtimi drejt një shteti tjetër ku duhet të qëndronte në karantinë.

Ajo shtoi se kishte momente kur i rrahu zemra, por asnjë prej njohjeve nuk shkoi në fazën që të krijohej një lidhje dashurie.

Ndërkohë, theksoi se në program është ndjerë e përdorur nga Murati.

“Një ndër arsyet kryesore ishte shkolla.

Unë sërish nuk e gjeta dashurinë, për 1 javë nuk do bënte ndryshim.

Pata shumë momente që më rrahu zemra, por nuk u konkluduan si lidhje.

Ka qenë Murati dhe Loco.

Muratin nuk ma morën se nuk ishte kurrë i imi.

Jam ndjerë e përdorur nga Murati.

Deri diku në takimet me Muratin ishin se nuk ndjeja siguri tek ai dhe askush nuk më besonte,” tha ish-konkurrentja. /party

The post U largua nga “Për’puthen”, Sindi flet për herë të parë appeared first on Gazeta Press.