Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba për mosrespektim të ligjit kundër COVID-19.
Gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 719 qytetarë për mosrespektim të masave Anti-COVID.
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1259 gjoba të tjera për shkelësit e rregullave të trafikut.
Gjatë 24 orëve janë raportuar 31 aksidente me dëme materiale dhe 19 me të lënduar, ndërsa janë arrestuar 26 persona, 22 në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.Reklamë
Kujtojmë që Policia e Kosovës për çdo ditë gjobit qindra qytetarë për mosrespektim të masave Anti-COVID dhe rregullave në trafik.