Roma i ndërhyn Milanit në tregun e transferimeve

92
roma-i-nderhyn-milanit-ne-tregun-e-transferimeve

Ka disa ditë që po raportohet se Milani ka marrëveshje me portierin francez Mike Maignan.

Por pasi mungon ende zyrtarizimi, Milani mund ta humbas portierin, pasi Roma është futur fuqishëm në garë për të.

Skuadra italiane është në kërkim të një portieri dhe trajneri Jose Mourinho ka dhënë dritën e gjelbërt për transferimin e Maignan.

25-vjeçari ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me Lille në Ligue 1, ku në 37 ndeshje sa ka qëndruar në portë ka pranuar 22 gola, derisa në 21 ndeshje ka mbajtur portën e pa prekur.

Maignan po vlerësohet shumë nga Giallorosët që janë gati të shpenzojnë deri në 25 milionë euro për të dhe t’ia rrëmbejnë Milanit nga dora.

Nga ana tjetër Rossonerët u raportua se kanë marrëveshje me portierin, por ende mungon zyrtarizimi pasi Milani primar ka rinovimin me Gianluigi Donnarumman dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë të zyrtarizojnë francezin.

Gjithsesi e ardhmja e portierit është ende në pikëpytje, por duket se ai do të përfundojë në Serie A tek njëri nga gjigantët italianë Roma ose Milan.

Vlen të theksohet se falë formës së mirë, Maignan është grumbulluar edhe nga Kombëtarja e Francës për Kampionatin Evropian që do të mbahet këtë verë.

The post Roma i ndërhyn Milanit në tregun e transferimeve appeared first on RahovecNET.