Në Polici denoncohet një i moshuar, aktivistja thotë se e ndoqi dhe e ngacmoi një vajzë të mitur

37
ne-polici-denoncohet-nje-i-moshuar,-aktivistja-thote-se-e-ndoqi-dhe-e-ngacmoi-nje-vajze-te-mitur

Një rast i rëndë po raportohet se ka ndodhur sot në rrugën “Beteja e Koshares”, në Mitrovicë.

Aktivistja Neri Ferizi përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se një person rreth moshës 60-vjeçare, e ka ngacmuar seksualisht në rrugë një vajzë dhe i kishte ofruar para për tu takuar me të.

“Kjo shoqni ka rreshqit! Duke u kthy rruges per ne shtepi (me njemije probleme te mija) nje plak diku ne te 60-tat e tij e ndjekte nje vajze te re e cila filloj me kajt me lot duke i bertite atij: “A je normal o axh?” Kur u afrova, kjo vajza (e mitur) po tregon qe ky njeri e ndjeke shpesh duke i ofru edhe para per me u taku me te.  E thirra edhe policine por derisa u afrova, ai vec iku dhe nuk kam ndonje emer apo informate me shume, pervec pamjes se tij. Policia me premtoi qe ka me patrullu ne ate pjese”, ka shkruar Ferizi.

Këtë rast për Express, e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, ka thënë për Express, se janë njoftuar për këtë ngjarje dhe se policia është duke punuar për identifikimin e personit në fjalë.

“Po kemi marrë njoftim për një sulm seksual në rrugën ‘Beteja e Koshares’. E kemi dërguar një patrullë policore për të hetuar rastin. Vajza që ka raportuar rastin nuk e ka njohur më parë të dyshuarin. Policia është duke e hetuar tash këtë rast”, ka thënë ai për Express.

Ndërkohë, sot u raportua edhe një rast tjetër i rëndë, ku një vajzë e re është dhunuar nga dy burra në fshatin Mazhiq të Mitrovicës./