Dënohet Conte, ia tregoi gishtin e mesëm drejtuesve të Juventusit

231
denohet-conte,-ia-tregoi-gishtin-e-mesem-drejtuesve-te-juventusit

Antonio Conte dhe Interi janë gjobitur me 2.000 euro, pasi trajneri italian ua tregoi gishtin e mesëm drejtuesve të Juventusit gjatë një ndeshjeje në shkurt të këtij viti.

Incidenti ndodhi kur Conte po shkonte drejt zhveshtores në Allianz Stadium në Torino.

Ishte një ndeshje e Kupës së Italisë më 9 shkurt 2021. Conte iu përgjigj fyerjeve të drejtuesve të ish-klubit të vet duke ua treguar atyre gishtin e mesëm.

Federata e Futbollit e Italisë e kishte nisur një hetim ndaj këtij rasti dhe tani ka vendosur ta dënojë Interin bashkë me trajnerin.

Conte u gjobit me 2.000 euro, njëlloj si klubi.

Conte kishte kërkuar falje më vonë, duke thënë se ishte provokuar.

The post Dënohet Conte, ia tregoi gishtin e mesëm drejtuesve të Juventusit appeared first on RahovecNET.