Arsenali fiton në fund, shpresë për kualifikim në Europë

69
arsenali-fiton-ne-fund,-shprese-per-kualifikim-ne-europe

Arsenali ka fituar në fund të ndeshjes kundër Crystal Palace për të shpresuar për një kualifikim në Europë për sezonin e ri. Pepe (35, 94) dhe Martinelli shënuan për Arsenalin ndërkaq për Crystal Palace, Christian Benteke

Arsenali ka shënuar një fitore të rëndësishme sonte në udhëtim në derbin e Londrës kundër Crystal Palace, për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Europë për sezonin e ri. Ishte një ndeshje interesante ku u deshën minutat shtesë që Arsenali ta fitojë këtë ndeshje dhe të këtë 58 pikë në tabelë.

Tani, ata duhet që ta fitojnë ndeshjen kundër Brighton & Hove Albion në xhiron e fundit që të kalojë në vend të 6 apo të shtatë, varësisht prej edhe prej rezultateve të ndeshjeve ku luan West Ham, Everton dhe Tottenham.

Arsenali e filloi shumë më mirë këtë takim dhe rrezikojë disa herë portën kundërshtare. Por, goli erdhi tek në minutën e 35-të të ndeshjes. Kieran Tierney do të depërtonte mirë nga krahu i majtë për të krosuar në zonë e ku Pepe do të shënonte një gol të bukur me vole. Me këtë gol do të përfundonte edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Crystal Palace ishin shumë më të mirë dhe arritën që të barazojnë rezultatin. Townsend do të krosonte në zonë nga goditja e lirë dhe aty më i mirë në ajër ishte Christian Benteke që shënoi golin e barazimit në minutën e 62-të. Pas golit të barazimit Crystal Palace do të sulmonte shumë derisa pas minutës së 75-të ishte Arsenali që mori lojën në dorë.

Por, u deshën minutat shtesë që Arsenali ta fitonte këtë ndeshje për të shënuar dy gola. Fillimisht ishte Martinelli që shënoi gol në minutën e 92-të të ndeshjes pas një asistimi të Martin Odegaard. Goli që i dha fund këtij takimi ishte ai i Nicolas Pepe në minutën e 94-të të ndeshjes.

Kjo fitore e fut në garë Arsenalin për një vend në Europë, edhe pse kjo nuk do të varet shumë nga Arsenali por nga ecuria e West Hamit, Evertonit dhe Tottenhamit, të cilat skuadra kanë nga 59 pikë dhe në rast se fitojnë në ndeshjet e fundit kalojnë tutje në garat Europiane, por shansat më të mira i ka West Ham dhe Tottenham.

The post Arsenali fiton në fund, shpresë për kualifikim në Europë appeared first on RahovecNET.