Aguero shumë afër transferimit, zbulohen detajet e kontratës

59
aguero-shume-afer-transferimit,-zbulohen-detajet-e-kontrates

Transferimi i Sergio Agueros te Barcelona po shkon në rrugën e duhur.

Sipas Deportes Cuatro, palët kanë arritur një marrëveshje dhe argjentinasi ka pranuar që të reduktojë pagën e tij pothuajse trefish, transmeton lajmi.net.

Pas 10 viteve te Manchester City, siç duket klubi i ardhshëm për Agueron do të jetë Barcelona, ku edhe do të luajë me bashkëlojtarin e tij Lionel Messi.

Aguero mund të prezantohet tek Barcelona më 5 qershor dhe më 31 maj të kryej testet mjekësore, sigurisht sipas mediave spanjolle.

Sulmuesi 32 vjeçar pritet që të marrë 5 milionë euro në sezon, gjë që do ta bënte atë njërin nga lojtarët me pagën më të vogël në klubin katalunas. Ai do të nënshkruaje edhe një kontratë 2 vjeçare.

The post Aguero shumë afër transferimit, zbulohen detajet e kontratës appeared first on RahovecNET.