Abazi pyet Haradinajn: Cili shërbim sekret të ka kthyer nga burgu në Francë drejt në kryeministri

159
abazi-pyet-haradinajn:-cili-sherbim-sekret-te-ka-kthyer-nga-burgu-ne-france-drejt-ne-kryeministri

Abazi e ka pyetur Haradinajn se cili shërbim sekret e ka kthyer nga burgu në Francë, sipas tij drejt e në kryeministri.

Në pyetjen e zotit Haradinaj që mendoj që në gjuhën parlamentare nuk duhet të ekzistojë ajo formë e poshtrimit të njerëzve të cilët kanë përgjegjësinë dhe mandatin nga mbi 50% të popullatës dhe e kthen gjuhën parlamentare në një konflikt të panevojshëm, bën njëfar lloj helmimi të opinionit publik në formën e pyetjeve se cili shërbim sekret e ka rekrutuar kryeministri, rrjedhimisht ngrit çështjet të cilat zotin Haradinaj duhet pyetur se  se cili shërbim sekret e ka kthyer nga dhomat e burgut në Francë drejt e në kryeministri”, tha Abazi.

Kjo deklaratë e Abazit erdhi pasi që Haradinaj paraprakisht në fjalën e tij e kishte pyetur Kurtin se a e ka rekrutuar ndonjë shërbim serb gjatë kohës që kishte qenë në burg. /Rahovec.net/