Zyrtare: Muller dhe Hummels kthehen në Kombëtaren e Gjermanisë për Euro 2020

219
zyrtare:-muller-dhe-hummels-kthehen-ne-kombetaren-e-gjermanise-per-euro-2020

Thomas Muller dhe Mats Hummels janë kthyer në Kombëtaren e Gjermanisë për Kampionatin Evropian 2020, pas dy vjetëve mungesë.

Trajneri i Gjermanisë Joachim Low i përfshiu ata në listën prej 26 futbollistëve të ftuar për Euro 2020, që nis më 11 qershor

Sulmuesi i Bayern Munich Muller dhe mbrojtësi i Borussia Dortmundit Hummels u përjashtuan nga ekipi kombëtar në vitin 2019 nga trajneri Low, i cili synonte të krijonte hapësirë për gjeneratën e re të futbollistëve.

Por Low e ka bërë një kthesë të papritur dhe ka vendosur të mbështetet në dy prej veteranëve të i përzuri dikur.

Hummels u shpreh i lumtur që u kthye në Kombëtare dhe këtë e shprehu në një reagim në Twitter.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që do të luaj për Gjermaninë përsëri”, shkroi Hummels.

 

The post Zyrtare: Muller dhe Hummels kthehen në Kombëtaren e Gjermanisë për Euro 2020 appeared first on RahovecNET.