“S’ka garancion, po bëjmë maksimumin”, Kurti flet me tone pesimiste për heqjen e vizave në Bruksel

207
“s’ka-garancion,-po-bejme-maksimumin”,-kurti-flet-me-tone-pesimiste-per-heqjen-e-vizave-ne-bruksel

Pas takimit, në një konferencë për media ka folur kryeministri i vendit, Albin Kurti, shkruan Rahovec.net.

Kurti foli për liberalizimin e vizave, teksa nuk dha shumë fjalë shpresëdhënëse për këtë proces.

“Ne kemi shumë shpresë përveç se besim tek Gjermania e cila si motor ekonomik do ta përdor fuqinë e saj në mënyrë që shtetet skeptike ta ndryshojnë qëndrimin e tyre. Natyrisht që nuk ka garancion për këtë gjë, por ka vullnet të mirë e shpresë të madhe”, tha Kurti.

Ai tha se Kosova ka plotësuar dyfishinin e kritereve që janë dashur, mirëpo që sipas tij është imazhi që kanë krijuar qeveritë para tij që po e mban peng këtë proces.

“Kosova ka plotësuar më shumë se dyfishin e kritereve si ato të shteteve rrotull. Është e vërtetë që imazh politik nuk është më i miri për shkak të keq-qeverisjeve të kaluara. Ka edhe elemente që  nuk janë racionale sa i përket kritereve të cilat janë paragjykime. Pritjet janë që kjo qeveri tani mund ta bëj hapin vendimtar që të ketë liberalizim, por ne bëjmë maksimumin për imazhin, por brenda BE-së Gjermania do ta bëj maksimumin që shtetet si Franca dhe Holanda ta eliminojnë atë perde skepticizmi”, tha Kurti. /Rahovec.net/