Policia me aksion në Mitrovicë, konfiskon rreth 70 pajisje për prodhimin e kriptovalutave

49
policia-me-aksion-ne-mitrovice,-konfiskon-rreth-70-pajisje-per-prodhimin-e-kriptovalutave

Policia e Kosovës ka zhvilluar dje një aksion në Mitrovicë, ku ka konfiskuar rreth 70 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

 “Mund të ju konfirmoj se rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave digjitale janë sjellë në Doganën e Kosovës. Këto pajisje janë konfiskuar nga një aksion nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme e më pas jemi njoftuar edhe ne si Doganë”, ka thënë Stavileci.

Ai ka bërë të ditur se pajisjet për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar në fshatin Kçiq të komunën së Mitrovicës.