Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Veternik, një person përfundon në spital

153
policia-jep-detaje-per-aksidentin-e-rende-ne-veternik,-nje-person-perfundon-ne-spital

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur para një ore në Veternik.

Kështu ka bërë të ditur pë Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:30 në rrugën që qon për në Veternik, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.