Përforcohet kontrollimi i personave gjatë hyrje daljeve nëpër institucionet korrektuese

248
perforcohet-kontrollimi-i-personave-gjate-hyrje-daljeve-neper-institucionet-korrektuese

 

Shërbimi Korrektes i Kosovës ka pranuar 49 detektorë statik, të cilët do të shërbejnë për kontrollimin e personave gjatë hyrje daljeve nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

Donacioni i radhës është nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Detektorët janë pajisje të avancuara, të cilët do të lehtësojnë punën e stafit në parandalimin e futjes së mjeteve të rrezikshme brenda institucioneve korrektuese.

Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në hyrjet dhe daljet e institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës, duke u mundësuar zyrtarëve korrektues që punën e tyre të përditshme ta kryejnë me efikasitet edhe më të lartë.

ICITAP&INL me donacionet e saj po vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, veçanërisht atë të sigurisë, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të vetqendrueshem, të pavarur dhe të sigurt./21Media

The post Përforcohet kontrollimi i personave gjatë hyrje daljeve nëpër institucionet korrektuese appeared first on Gazeta Press.