Hykmete Bajrami përplaset me Albulena Haxhiut: S’ma mbyll gojën, hera fundit që shpif

214
hykmete-bajrami-perplaset-me-albulena-haxhiut:-s’ma-mbyll-gojen,-hera-fundit-qe-shpif

“Unë sot ju drejtohem mbështetësve të Vetëvendosjes dhe qytetarëve. Hykmete Bajrami jeton në Prishtinë dhe nuk fshehet asnjëherë. Ministri dje tha se e kam autorizu të merret me rastin e drogës. Është mirë me u autorizu edhe me u marrë me rastin e Hykmete Bajrami, sepse duhet me u pastru një herë e përgjithmonë kjo çështje,” – tha ajo, derisa dëgjohej ministrja Haxhiu duke e ndërprerë.

“Janë pikërisht ata njerëz që vazhdojnë të mbesin. Krejt pushtetin e keni në dorë. Të gjithë mund t’i ndërroni por s’mund të ma mbyllni gojën asnjëherë gojën sepse jam e pastër,” tha ajo.

Më pas fjalën e mori znj. Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

“Më lejoni t’ju njoftoj se ministri i drejtësisë nuk ka të drejtë të autorizojë Prokurorinë që të bëj hetime. Një rast flagrant ka ndodhur kur kryeministri Haradinaj i kishte kërkuar prokurorit Elez Blakaj që për tridhjetë ditë t’i kryente hetimet. Ai u detyrua të largohej nga Kosova.” – vazhdoi ajo.

“Uroj që kjo të jetë hera e fundit që keqinformon dhe shpif në foltoren e Kuvendit të Kosovës,” i tha në fund Haxhiu, znj. Hykmete Bajrami.