Gërvalla para gjermanëve: Kurti do anëtarësim në BE, jo bashkim kombëtar

68
gervalla-para-gjermaneve:-kurti-do-anetaresim-ne-be,-jo-bashkim-kombetar

Ajo këto deklarata i ka thënë para publikut gjerman, derisa ka theksuar se kështu thotë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Rahovec.net.

“Nuk keni përse të keni frikë [nga Bashkimi Kombëtar]. 93% e shtetasve të Kosovës dëshirojnë të anëtarësohen në BE.Nëse e dëgjoni zotin Kurti deri në fund dhe nuk merrni vetëm deklaratat e shkëputura nëpër media, do ta kuptoni se edhe ai këtë thotë”, tha ajo, duke shtuar se qeveria e saj synon që brenda katër vjetëve të bëhet kandidate e BE-së, derisa iu përgjigj deputetit të Partisë së Gjelbër në Bundestag, Manuel Sarrazin, për “Shqipërinë e Madhe”./Rahovec.net/