Bebe Rexha: kanë dashur të më martojnë që në adoleshencë

216
bebe-rexha:-kane-dashur-te-me-martojne-qe-ne-adoleshence

Bebe Rexha ka folur gjithmonë për traditat shqiptare në mediat e huaja dhe së fundmi ka rrëfyer se si pasojë e kësaj ishte gati të martohej në një moshë shumë të re.

Këngëtarja ka treguar se në adoleshencë kishte disa djem që kërkonin dorën e saj, sepse kjo është pjesë e kulturës shqiptare.

“Nëna ime është martuar 17 vjeçe, është një botë komplet tjetër.

Gjyshja ime është martuar 15 vjeçe, domethënë e martuan të tjerë, vendosën të tjerë për të.

Tashmë ka ndryshuar plotësisht, është më moderne dhe gratë kanë më shumë të drejta.

Por kur unë isha më e re kishte djem që më kërkonin dorën për martesë.

Ishte pjesë e kulturës.

Tradita është e tillë, martohesh me një shqiptar shumë e re në moshë dhe më pas bën fëmijë”, ka treguar Bebe.

Gjithashtu ajo ka falenderuar nënën e saj që e ka shpëtuar dhe e ka ndihmuar të arrijë ëndrrat e saj për t’u bërë një yll.

“Teksa rritesha unë nuk lejohesha të ngrija zërin apo flisja në tavolinë dhe gjëra të tilla, por mami im luftoi për mua shumë dhe ajo ju thoshte njerëzve ‘Vajza ime nuk do të martohet’”, ka thënë këngëtarja.

NEW YORK, NEW YORK – SEPTEMBER 06: Bebe Rexha and her mother Bukurije Rexha appear backstage during the Sherri Hill NYFW Spring 2020 runway show at Cipriani 42nd Street on September 06, 2019 in New York City. (Photo by Dave Kotinsky/Getty Images for Sherri Hill )

The post Bebe Rexha: kanë dashur të më martojnë që në adoleshencë appeared first on Gazeta Press.