Avokati i njërit prej të arrestuarve: Vlera e drogës është 600 mijë euro

71
avokati-i-njerit-prej-te-arrestuarve:-vlera-e-droges-eshte-600-mije-euro

Besnik Berisha, avokati i Izet Sheqirit, ka thënë se vlera e kokainës që është kapur në Kosovë është 600 mijë euro.

Edhe pse thuheshin vlera të ndryshme të vlerës së drogës, nga 20 milionë e deri në shuma miliardësh, sipas Berishës vlera e drogës në Brazil është 600 mijë euro.

Kjo sepse, sipas avokatit, ajo drogë nuk do të do të shitej në gramë andaj vlera e saj është më e vogël.

“Bëhet fjalë 600 mijë euro vlerë, jo për 20 milionë euro, se nuk e kanë nda me shit në gramë”, është shprehur Berisha në T7.