Sveçla anulon projektin 21 milionë eurosh

168
svecla-anulon-projektin-21-milione-eurosh

 

Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milionë eurove. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se janë të shtyrë që të veprojnë për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike.

“Të shtyrë të veprojmë për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike, Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milion eurove. Sipas raportit të komisionit për rishikim të procesit, planifikimi si dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse. Arsyet se këto dokumente dhe elementet përcjellëse, sikurse avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja e tyre, konsiderohen se e tejkalojnë logjikën ekonomike dhe përbëjnë rrezik për mos marrjen e vlerës së parasë së shpenzuar siҫ e përcakton legjislacioni në fuqi. Mbes si gjithnjë i përkushtuar që të mbroj interesin qytetar dhe shtetëror”, ka shkruar ai./21Media

The post Sveçla anulon projektin 21 milionë eurosh appeared first on Gazeta Press.