Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura, pra pa media, po marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, presidenti kroat, Zoran Milanoviqç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq, Sefik Gjaferoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Mediat serbe kanë shkruar për mikpritjen që i është bërë Vuçiqit në këtë Samit, por ajo që bie në sy, është vendi i presidentes së Republikës së Kosovës, znj Vjosa Osmani në fotografitë e Samitit.
Osmani, megjithëse e vetmja grua pjesëmarrëse (presidente) në këtë Samit, është lënë në rreshtin e dytë të fotografive zyrtare.