E mërkurë, 22 Shtator, 2021
Reklama
Ballina AUTO & TECH Makinat që “lanë gjurmë” gjatë shekullit të kaluar u mblodhën në Mostar

Makinat që “lanë gjurmë” gjatë shekullit të kaluar u mblodhën në Mostar

38
makinat-qe-“lane-gjurme”-gjate-shekullit-te-kaluar-u-mblodhen-ne-mostar

Makinat që “shënuan” shekullin e kaluar u sollën në Mostar nga pronarë nga i gjithë rajoni për t’u prezantuar në Takimin e Tetë Ndërkombëtar të Oldtimer në qytetin më të madh në Hercegovinë.

Pronarët dhe dashamirët e industrisë së automobilave u mblodhën pas Bashkisë së Qytetit të Mostarit, ku shumë bënë foto të makinave dhe mësuan histori interesante nga pronarët e tyre.

Pas shoqërimit, pronarët dhe makinat, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve, publikut dhe pjesëmarrësve të tjerë të trafikut, parakaluan në rrugët e Mostarit.

Presidenti i “Klubit Oldtimer Mostar”, Zdravko Vidoviq, i cili është edhe organizatori i ngjarjes, i tha Klix.ba se ishte një sfidë e madhe për të organizuar këtë ngjarje për shkak të të gjithë situatës në lidhje me coronavirusin, për këtë arsye ai është krenar që në Mostar ka rreth 40 makina të vjetra thuajse nga i gjithë Ballkani. /Njeshi/

The post Makinat që “lanë gjurmë” gjatë shekullit të kaluar u mblodhën në Mostar appeared first on Njeshi.