Kurti pas darkës në Bruksel: Fola për liberalizimin e investimet, me Vuçiqin takohemi kah mesi i qershorit

76
kurti-pas-darkes-ne-bruksel:-fola-per-liberalizimin-e-investimet,-me-vuciqin-takohemi-kah-mesi-i-qershorit

Ai ka thënë se në këtë takim ai ka vënë theksin kryesor tek çështja e liberalizimit të vizave dhe rritja e investimeve, shkruan Rahovec.net.

“Unë kam vënë theksin në veçanti tek çështja e liberalizimit të vizave për Ksoovën, por kemi nevojë edhe për investime në ekonomi të cilat rrisin punësimin dhe zvogëlojnë emigrimin. Të gjitha vendet e Ballkanit Përendimor do të mund të ecin më shpejtë nëse i përmbahen tri vlerave të rëndësishme: Demokratizimi, Sundimi i Ligjit dhe Ballafaqimi me të kaluarën ku eliminohen nga skena politike institucionale kriminelët e luftës. Edhe më tej në Ballkanin Përendimor ka kriminelë të luftës dhe paqes që dominojnë me partitë politike. Në këtë formë do të krijohen kushtet për shpresë dhe besim”, tha Kurti.

Kurti po ashtu tha se në takimin e sotëm nuk morën pjesë liderët që ishin planifikuar të vijnë.

“Është e qartë se nuk ka qenë përbërja që është menduar në fillim. Nga Serbia në vend se të vije presidenti, erdhi kryeministrja. Ishte një dakordim që takimi i radhës të mbahet në Ballkan. Theksova që Ballkani Përendimor është në Evropë, por Bashkimi Evropian duhet të bëhet Evropë”, tha tutje ai.

Tutje, Kurti foli edhe për dialogun, teksa nënvizoi se me Vuçiqin do të takohet kah mesi i qershorit.

Sipas tij, në këtë proces duhet të fillohet me një kapitull të ri, dhe zgjidhja e vetme është njohja reciproke.

“Do të jetë diku rrotull mesit të qershorit, s’mund ta them saktësisht. Do të ketë takim që të diksutohet se cili duhet të jetë kapitulli i ri i këtij dialogu. Kemi nevojë të dakordohemi për procesin përpara meqenëse s’mund të vazhdojmë ashtu siç ishte në qeveritë e kaluara. Duam dialog të përgatitur mirë, si barabartë. Zgjidhja e ka emrin në formën e tokëfjalëshit “njohje reciproke. Njohja reciproke është ajo që do të kontribuonte shumë”, tha ai.

“Ky është takim i kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë, dhe nga ky takim duhet të shohim se sa mund të ketë dakordim, dhe ku do të ketë dakordim për mënyrën dhe agjendën e ecjes përpara. Unë jam në fillim të mandatit, teksa Vuçiq është në fillim të mandatit, preokupimi kryesor i imi janë reformat në shtet për çka edhe na kanë votuar”, tha Kurti.

Kurti tha se paraprakisht duhet të takohet edhe me liderët opozitarë.

“Janë dy hapa paraprak, që është takimi me liderët opozitarë në mënyrë që ta diskutojmë kapitullin e ri me dialogun, dhe diskutimi në Kuvend për gjendjen aktuale me Serbinë ku bëjnë pjesë edhe marrëveshjet e arritura që duhet të trajtohen edhe nga përmasa e zbatimit të tyre si dhe ndikimi i tyre”, tha kryeministri Kurti.

“Ndonëse ky nuk ka qenë prioritet i yni, ata(liderët evropianë) e kuptojnë që ne jemi të thirrur të paraqesim qëndrimin tonë të ri dhe nuk ka trashëgimi ku mund të insistohej për kontinuitet. Nuk jemi kundër dialogut në parim, por jemi për dialog parimor”, tha ai tutje. /Rahovec.net/