Kane kërkon të largohet nga Tottenhami, këto janë klubet e interesuara për të

43
kane-kerkon-te-largohet-nga-tottenhami,-keto-jane-klubet-e-interesuara-per-te

Sulmuesi anglez, Harry Kane pritet të largohet nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar veror.

Sky Sports raporton se Kane i ka treguar Tottenhamit se dëshiron të largohet nga klubi.

Manchester United, Manchester City dhe Chelsea janë klubet e interesuara për shërbimet e anglezit.

Kane që nga fillimi i karrierës ishte pjesë e Tottenhamit, por në disa sezone ka luajtur edhe për Leyton, Milwall, Norwich e Leicester në formë huazimi.

Kurse, prej vitit 2013 ai ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit të Tottenhamit.

The post Kane kërkon të largohet nga Tottenhami, këto janë klubet e interesuara për të appeared first on RahovecNET.