Gjendet një burrë i vdekur në një rrugë në Prizren, Policia gjen në vendngjarje një pushkë gjuetie

193
gjendet-nje-burre-i-vdekur-ne-nje-rruge-ne-prizren,-policia-gjen-ne-vendngjarje-nje-pushke-gjuetie

Një burrë është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës në fshatin Nashec të Prizrenit. Rasti nga Policia po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pushkë gjuetie me një fishekë, një gëzhojë, katër sfera metalike dhe një telefon celular.

“Fsh. Nashec, Prizren 17.05.2021-NN. Është raportuar se në rrugë është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor ku dhe është konfirmuar vdekja  e viktimës ndërsa është gjetur edhe një pushkë gjuetie me një fishekë, një  gëzhojë,  katër sfera metalike dhe një telefon celular. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML për obduksion.  Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia