Tifozët e Real Madridit e zgjedhin të preferuarin e tyre për ta zëvendësuar Zidane

87
tifozet-e-real-madridit-e-zgjedhin-te-preferuarin-e-tyre-per-ta-zevendesuar-zidane

Edhe pse Massimiliano Allegri shihet si favorit për ta zëvendësuar Zinedine Zidane këtë verë, tifozët e Real Madridin kanë votuar për Raul Gonzalez , si kandidatin e tyre ideal për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Real Madridit.

Rreth 150,000 vota u regjistruan në sondazhin e MARCA-s, me 57 përqind të pjesëmarrësve që votuan për legjendën e Real Madriditi për ta zëvendësuar Zinedine Zidane.

Joachim Low u votua nga 17 përqind e pjesëmarrësve. 16% e votave nuk shkuan për asnjërin nga tre të përmendurit.

Ndërkohë, vetëm 10 përqind e votave të audiencës shkuan për Allegrin, i cili nuk ka stërvitur asnjë skuadër që nga maji i vitit 2019, kur u largua nga Juventusi.

The post Tifozët e Real Madridit e zgjedhin të preferuarin e tyre për ta zëvendësuar Zidane appeared first on RahovecNET.