Tensionohet takimi i “Brdo-Brijunit”, përplasen Vjosa Osmani e Aleksandar Vuçiq

197
tensionohet-takimi-i-“brdo-brijunit”,-perplasen-vjosa-osmani-e-aleksandar-vuciq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtari i Presidencës së Bosnjës, Sefik Gjaferoviq kanë kritikuar ashpër liderin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”, transmeton Rahovec.net.

Sipas pohimeve të burimeve të “Novostit”, përplasja filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm, të cilat Vuçiq i kundërshtoi paraprakisht.

Osmani dhe Gjaveroviq thuhet se i reaguan ashpër Vuçiqit, duke thënë se Beogradi po i risjellë platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve. Atyre, sipas “Novostit”, u është kundërpërgjigjur kreu i shtetit serb. /Rahovec.net/