Shpat Kasapi tregon se a do të marrë pjesë në videoklipin muzikor bashkëshortja e tij

494
shpat-kasapi-tregon-se-a-do-te-marre-pjese-ne-videoklipin-muzikor-bashkeshortja-e-tij

Këngëtari së shpejti do e lansojë projektin e ri.

Dhe, Shpat Kasapi së fundi iu ka kërkuar fansave se çka duan të dinë për këngën e re përmes Instagramit.

Në rubrikën “Pyetje dhe përgjigje”, ai iu ka thënë t’i bëjnë pyetje lidhur me projektin e ri muzikor i cili do e publikojë së shpejti në YouTube.

Sigurisht se njëra nga pyetjet kishte të bënte me bashkëshorten e tij, Selvijen.

“A do jetë Selvija në videoklip?”, ishte pyetja të cilën Shpati u përgjigj duke thënë se nuk do të jetë, raporton lajmi.net.

Ndryshe, këngëtari nuk ka zbuluar se kur do e publikojë projektin e ri muzikor.

The post Shpat Kasapi tregon se a do të marrë pjesë në videoklipin muzikor bashkëshortja e tij appeared first on Gazeta Press.