Osmani në takim me homologun kroat, flasin për mundësia e bashkëpunimit në zbardhjen e fatit të të zhdukurve

152
osmani-ne-takim-me-homologun-kroat,-flasin-per-mundesia-e-bashkepunimit-ne-zbardhjen-e-fatit-te-te-zhdukurve

Të dy bashkëbiseduesit, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve i kanë vlerësuar të shkëlqyeshme dhe janë shprehur ta gatshëm që ato të  intensifikohen në shumë sfera të interesit të përbashkët. Në këtë kontekst është përmendur mundësia e bashkëpunimit në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Presidenti Milanoviq ka thënë se Kroacia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, sikundër edhe liberalizimin e vizave dhe rrugën evropiane.

Në takim u bisedua edhe situata me pandeminë Covid-19, ndërkohë që  Presidentja Osmani falënderoi Kroacinë për dhurimin e një sasie të vaksinave.

Në Samitin e presidentëve të rajonit Brdo-Brijun, Presidentja Osmani pritet të ketë edhe takime me presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi./Rahovec.net/