Lori: “Kam pasur një jetë të vështirë, kemi qenë gjithmonë me rroba në kurriz”

66
lori:-“kam-pasur-nje-jete-te-veshtire,-kemi-qene-gjithmone-me-rroba-ne-kurriz”

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Loreta Kaçka, tashmë ka zënë një vend të veçantë në tregun muzikor shqiptar.

Ajo së fundmi ka qenë pjesë e rubrikës “5 data” në Prive, në të cilën ka përzgjedhur datat më të rëndësishme në jetë.

Si shumë nga të famshmit shqiptarë, ajo ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira në jetë – zhvendosjen nga Korça në Durrës së bashku me familjen në vitin 1986.

“Kam pasur një jetë shumë të vështirë kemi qenë gjithmonë me rroba në kurriz, kemi ndërruar shumë vende nuk ka qenë e lehtë me të thënë të drejtën, por i jemi përshtatur punës së babait ka qenë e domosdoshme që ne të shkonim ku të shkonte ai me punë”.

“Unë kam pasur fatin të prek shumë nga trevat shqiptare do të thotë në Shqipërinë jugore, të mesme atë të veriut, kjo në fakt më ka ndihmuar shumë në jetë, për shumë arsye dhe për shumë gjëra”, ka deklaruar Lori.

Ajo  po vazhdon të jetë aktive në muzikë, pasi pak ditë më parë solli një version ndryshe të këngës “Kujt i thua xhan” të Bertan Asllanit.

The post Lori: “Kam pasur një jetë të vështirë, kemi qenë gjithmonë me rroba në kurriz” appeared first on Gazeta Press.