Kombëtarja suedeze ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet për Kampionatin Evropain.
Ibrahimovic u lëndua në ndeshjen ndaj Juventusit në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A.
Por, lëndimi i tij mendohej se do të zgjaste vetëm tre javë, pasi u verifikua se ai nuk ka këputur ligamentet apo diçka e tillë.
Mirëpo lajmin për mospërfshirjen e Ibras në “Euro 2020” e ka bërë zyrtar, Suedia. Kombëtarja suedeze ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian pas një bisede të zhvilluar ndërmjet tij dhe Janne Andersson.
Kombëtarja e ka uruar 39 vjeçarin për shërim të shpejtë.
The post ZYRTARE: Kombëtarja e Suedisë konfirmon, Ibrahimovic mbetet jashtë “Euro 2020” appeared first on RahovecNET.