Policia jep detaje për aksidentin afër Katedrales në Prishtinë, tre persona të lënduar

297
policia-jep-detaje-per-aksidentin-afer-katedrales-ne-prishtine,-tre-persona-te-lenduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të Katedrales në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me ngjarjen po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 14:40, në afërsi të Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se gjatë katër ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të aksidenteve të trafikut.