Katër të lënduar në një aksident në Fushë Kosovë

27
kater-te-lenduar-ne-nje-aksident-ne-fushe-kosove

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot, e shtunë, në Fushë Kosovë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë –Fushë-Kosovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.