Alisson Becker hero i Liverpoolit, shënon golin e fitores ndaj WBA-së

148
alisson-becker-hero-i-liverpoolit,-shenon-golin-e-fitores-ndaj-wba-se

Liverpooli ka fituar 2-1 në udhëtim te West Bromwich Albion në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.

Portieri Alisson Becker me një gol në sekondat e fundit të kohës shtesë ia siguroi Liverpoolit fitoren 2:1 kundër West Bromit, duke ia mbajtur gjallë shpresat skuadrës së Jurgen Kloppit për top katërshe në Premierligë.

Liverpooli po barazonte 1:1 me West Bromin pas golave nga Hal Robson-Kanu dhe Mohamed Salah, para se portieri brazilian të shënonte me kokë nga një korner në minutën e 94-të në The Hawthorn.

The post Alisson Becker hero i Liverpoolit, shënon golin e fitores ndaj WBA-së appeared first on RahovecNET.