Sulmoi seksualisht një të mitur, prokurori e liron burrin nga Skenderaj

190
sulmoi-seksualisht-nje-te-mitur,-prokurori-e-liron-burrin-nga-skenderaj

Policia e Kosovës dje gjatë ditës ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “sulm seksual”, e që më pas është liruar.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh që më vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar.

“Skenderaj 14.05.2021-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.