Gazetarja e Al Jazeera thotë se Izraeli do ta bombradojë brenda pak minutash ndërtesën e televizionit

63
gazetarja-e-al-jazeera-thote-se-izraeli-do-ta-bombradoje-brenda-pak-minutash-ndertesen-e-televizionit

Gazetarja dhe producentja e mediumit Al Jazeera, Linah Alsaafin, ka bërë të ditur se shteti i Izraelit ka dhënë një “paralajmërim” se do ta bombardojë ndërtesën ku ndodhen zyret e këtij mediumi dhe kanaleve të tjera mediatike ndërkombëtare në Gaza.

Sipas gazetares Alsaafin, Izraeli do ta bombardojë këtë ndërtesë brenda një ore ndërsa bën të ditur se kolegët e tyre tashmë janë evakuuar nga ndërtesa.

“Izraeli ka dhënë një “paralajmërim” se do të bombardojë ndërtesën që strehon zyrat e Al Jazeera dhe kanale të tjera mediatike ndërkombëtare në Gaza brenda një ore … kolegët tanë tashmë janë evakuuar” ka shkruar Alsaafin në Twitter.

Lina Alsaafin gjithashtu ka bërë edhe një shkrim të dytë duke treguar se pronari i ndërtesës “Jalaa” ka telefonuar shefin e inteligjencës izraelite për t’i kërkuar kohë që të evakuohet stafi, derisa thotë se përgjigja ka qenë negative.

The post Gazetarja e Al Jazeera thotë se Izraeli do ta bombradojë brenda pak minutash ndërtesën e televizionit appeared first on RahovecNET.