Dortmund ia mbyll dyert Real Madridit dhe Barcelonës për Haalandin

198
dortmund-ia-mbyll-dyert-real-madridit-dhe-barcelones-per-haalandin

PShefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka përsëritur edhe njëherë se Erling Haaland nuk është në shitje.

Sulmuesi kërkohet nga shumë klube evropiane, veçuar Real Madridi dhe Barcelona.

Ai ka shkëlqyer që prej transferimit në Gjermani, por Dortmund s’e ka ndërmend të heqë dorë nga 20-vjeçari.

“Unë shpresoj që Erling Haaland do të luajë për ne vitin e ardhshëm. Real Madrid dhe Barça? Unë mendoj se ata e dinë situatën dhe pozicionin tonë”, u shpreh ai për BILD.

The post Dortmund ia mbyll dyert Real Madridit dhe Barcelonës për Haalandin appeared first on RahovecNET.