Bilall Sherifi i Nismës: Me praktikantë nuk mbahet shteti

240
bilall-sherifi-i-nismes:-me-praktikante-nuk-mbahet-shteti

Ky reagim i tij erdhi pasi një grumbull personash mbi moshën 65 vjeç krijuan tollovi para Qendrës së Vaksinimit “1 Tetori”.

“Kjo formë kaotike e qeverisjes ka vënë në rrezik jetët e kategorive më të rrezikuara të shoqërisë sonë. Prandaj kërkojmë përgjegjësi nga tërësia e zinxhirit të njerëzve të përfshirë në rrezikimin e qytetarëve”, ka shkruar Sherifi në Facebook.

Ai tha se kjo “indiferencë e Qeverisë” përbën vepër penale.

“Indiferenca institucionale përball rrezikut nga infektimi me COVID-19 përbën vepër penale, sepse hyn në kategorinë e MOSDHËNIES NDIHMË NJERËZVE NË RREZIK”, deklaroi ai.