Zbulohet çfarë i tha Conte Lautaros në momentin e përleshjes mes tyre

65
zbulohet-cfare-i-tha-conte-lautaros-ne-momentin-e-perleshjes-mes-tyre

Lautaro Martinez dhe Antonio Conte kanë pasur një debat verbal me njëri-tjetrin në fitoren 3-1 të Interit ndaj Romës.

Për Interin ishte thjesht ndeshje për statistika, pasi javën e kaluar u shpall kampion i Italisë pas 11 vitesh.

Sido që të jetë, qoftë edhe miqësore, apo stërvitje, futbollistët duan të luajnë, dhe të mos largohen asnjëherë nga fusha, ashtu si Lautaro Martinez.

Argjentinasi zëvendësoi Alexis Sanches në minutën e 36-të pas dëmtimit të kilianit.

Paraqitja e tij nuk i pëlqeu trajnerit Conte dhe ai vendosi ta nxjerrë nga fusha në minutën e 77-të.

Ky veprim i trajnerit e acaroi shumë Lautaron, i cili shqelmoi gjithçka që i doli para.

Këtë skenë e pa Conte, i cili iu kthye sulmuesit duke i folur me zë të lartë.

Tani, sipas mediave italiane, Conte mënohet t’i ketë thënë sulmuesit: “Duhet të godasësh veten në fytyre. Fenomen m*ti”.

Lautaro ka qenë njëri prej futbollistëve më meritor që Interi ishte i pakapshëm këtë sezon.

Ai ka shënuar 16 gola në 38 paraqitje në Serie A.

The post Zbulohet çfarë i tha Conte Lautaros në momentin e përleshjes mes tyre appeared first on RahovecNET.