Pahor në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, nuk treguar nëse kanë pranuar ndonjë kërkesë për të ofruar garancë për mbrojtjen në liri të ish presidentit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndodhen në paraburgim në Hagë.
“Nuk mund të them asgjë për këtë çështje”, është shprehur shkurtimisht Pahor.
Ai gjithashtu e ka komentuar edhe çështjen e dialogut Kosovë-Serbi duke thënë që “pushteti i ri në Kosovë duhet të jetë i gatshëm me tërë fuqinë që t’i jep dialogut një nxitje të re”.
“Të hënën para fillimit të samitit do të bëjmë bisedimet e fundit që ky takim të jetë një mesazh i fuqishëm për BE-në”, ka shtuar ai.