Skënder Hyseni – presidentes Osmani: Ti e paske huqur fare, mozomakeq, Zot na ruaj nga injoranca

65
skender-hyseni-–-presidentes-osmani:-ti-e-paske-huqur-fare,-mozomakeq,-zot-na-ruaj-nga-injoranca

Osmani deklaroi se është koordinuar me kryeministrin Albin Kurti për të proceduar padinë për gjenocid kundër Serbisë.

‘’Le të mbahet mend, Vjosa Osmani, sipas raportimit, sot 13 maj 2021 në Indeksonline, paska thëne:“Unë jam deklaruar edhe më herët, është dakordim i përbashkët i të trija institucioneve, sepse ne koordinojmë çdo qëndrim me kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, dhe padia për gjenocid ka qenë ajo që kemi dakordim të plotë. Për secilin që i njeh masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë, qëllimi i forcave ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës së fundit ka qenë shfarosja, pra ky ka qenë qëllimi’’, ka shkruar Hyseni

Derisa ka thënë se thotë  se përgatitja duhet të jetë shumë më serioze se sa një koordinim me Kurtit e Osmani, kësaj të fundit Hyseni i drejtohet “Ti e paske huqur fare”.

‘’Natyrshëm që përgjigja e jona dhe ekspertëve është se në Kosovë është kryer gjenocid. Përgatitja nënkupton se duhet të jetë tepër serioze, me hulumtime të thella dhe do të bashkëpunojmë me sicilin shtet që na ndihmon për të arritur drejtësi” sic.!!!!!!! Për ty Zonjë kam disa pyetje: A mjafton koordinimi midis jush?!!! A jeni dakorduar që të pergatisni padinë apo ta depononi ate?!!!Nese jeni dakorduar ta depononi…?! Ku do ta depononi ate dhe si?!!!I keni përllogaritur rrjedhimet e mundëshme? A duhej të bashkëpunonit me secilin shtet para se të krekoseshit?!!!  Nese nuk jeni dakorduar që ta depononi ate, pse po e gënjeni popullin e shkretë? A e kupton ti dhe ata me të cilet koordinohesh ti se cka është “politikë e ambiguitetit të qëllimshëm”.??? Ti e paske huqur fare….. Mozomakeq! Zot na ruaj nga injoranca!’’, përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Le të mbahet mend, Vjosa Osmani, sipas raportimit, sot 13 maj 2021 në Indeksonline, paska thëne:“Unë jam deklaruar edhe më herët, është dakordim i përbashkët i të trija institucioneve, sepse ne koordinojmë çdo qëndrim me kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, dhe padia për gjenocid ka qenë ajo që kemi dakordim të plotë. Për secilin që i njeh masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë, qëllimi i forcave ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës së fundit ka qenë shfarosja, pra ky ka qenë qëllimi.
Natyrshëm që përgjigja e jona dhe ekspertëve është se në Kosovë është kryer gjenocid. Përgatitja nënkupton se duhet të jetë tepër serioze, me hulumtime të thella dhe do të bashkëpunojmë me sicilin shtet që na ndihmon për të arritur drejtësi” sic.!!!!!!!
Për ty Zonjë kam disa pyetje:
A mjafton koordinimi midis jush?!!!
A jeni dakorduar që të pergatisni padinë apo ta depononi ate?!!!
Nese jeni dakorduar ta depononi…?!
Ku do ta depononi ate dhe si?!!!
I keni përllogaritur rrjedhimet e mundëshme?
A duhej të bashkëpunonit me secilin shtet para se të krekoseshit?!!!
Nese nuk jeni dakorduar që ta depononi ate, pse po e gënjeni popullin e shkretë?
A e kupton ti dhe ata me të cilet koordinohesh ti se cka është “politikë e ambiguitetit të qëllimshëm”.???
Ti e paske huqur fare….. Mozomakeq!
Zot na ruaj nga injoranca!
Skender Hyseni